Kuvendi miraton projektligjin për krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Me shumicë votash Kuvendi ka miratuar në lexim të parë projektligjin për krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme

18/10/2018 13:34

Ky projektligj është miratuar me 98 vota pro, raporton lajmi.net.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka thënë se ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat, të drejtat dhe detyrimin e pjesëtarëve etj.

Po ashtu, me shumicë votash Kuvendi sot miratoi në lexim të parë projektligjin për ministrinë e Mbrojtjes. /Lajmi.net/