Kuvendi konfirmon se shqyrtimi e Projektligjit për demarkacionin do të bëhet të hënën

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbahet mbledhja e Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku do të shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

12/01/2018 10:14

Sipas njoftimit mbledhja e komisionit do të mbahet në orën në ora 9:30,  në sallën S-1.

“Të hënën, më  15. 01. 2018, Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet me këtë rend dite”

“Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Demarkacioni është shqyrtuar në këtë komision në fund të muajit dhjetor, por që anëtaret e tij nuk e proceduan për në kryesi, pasi kërkuan kohë që të shqyrtohet materialet si dhe të presin përgjigje nëse janë duke u hetuar dyshimet për falsifikim të hartave nga Komisioni Shtetëror i drejtuar nga Murat Meha./Lajmi.net/