Kuvendi dështon të miratojë ndryshimet në Ligjin për Festat Zyrtare (Video)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe njëherë dështuan që të votojnë ndryshimin e ligjit për Festat Zyrtare.

Lajme

07/05/2015 11:50

Me 50 vota për, 20 kundër dhe dy abstenime, Kuvendi nuk arriti të miratoj në parim projektligjin për Festat Zyrtare, pasi që nuk arritën që të kenë 61 votat e nevojshme.

Minoritetet nuk votuan ndryshimin e këtij ligji.

Edhe të mërkurën, Kuvendi përmbylli punimet e saj pikërisht te kjo pikë e rendit të ditës, pasi që në sallë nuk kishte kuorum të mjaftueshëm që të ndryshohej ky ligj.

Ndryshimet në këtë ligj, që s’u miratuan nga deputetët, kishin të bënin me festat zyrtare që bien të shtunën ose të dielën, të mos barten edhe me një ditë pushim në ditën pasuese, përveç në rastet kur bëhet fjalë për festat fetare. /lajmi.net/

YouTube player