Kush po u ofron ferizajasve kredi në Facebook në emër të kryetarit? – Lajmi.net
Kush po u ofron ferizajasve kredi në Facebook në emër të kryetarit?
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:50, 10 February 2019
Në rrjetin Facebook ekzistojnë dhjetëra llogari me emrin e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut.

Shumëkush e mori të njëjtin mesazh nga Agim Aliu. Përmbajtja e tij kishte të bënte me një ofertë për kredi, gjoja për t`i ndihmuar financiarisht qytetarët.

Në fund të tij ndodhej një link me anë të se cilit kushdo që klikonte i merreshin të dhënat, raporton T7.

E në fakt këto mesazhe nuk u shkonin nga kryetari i Ferizajt, por nga dikush që kishte përdorur emrin e fotografinë e tij për të hapur profile të rrejshme në rrjetin social Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që Agim Aliu është cak i këtyre keqbërësve.

Këtë rast tashmë është duke e hetuar departamenti i sulmeve kibernetike në kuadër të Policisë së Kosovës.

E gjatë kësaj kohe Agim Aliu, është akuzuar për një shumë rreth 18 mijë euro që po i jep një kompanie për mirëmbajtjen e rrjeteve sociale.

Mirëpo nga zyra e tij po thonë që kjo kontratë nuk ka të bëjë vetëm me Aliun por me gjithë komunën si institucion.

Shoqëria civile që monitoron aktivitetet komunale po thonë që këto sulme por edhe pagesa për Facebook mund të kontrollohen.

Kurse nga agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale në një përgjigje elektronike kanë rekomanduar Agim Aliun që këtë shqetësim ta adresojë edhe tek ta në mënyrë që rastin të mund ta raportojnë tek selia e Facebook në Evropë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO