Kush është Mike Pompeo, Sekretari i ri i Shtetit Amerikan – Lajmi.net
Kush është Mike Pompeo, Sekretari i ri i Shtetit Amerikan
Autori: Lajmi.net BotaLajme 17:47, 13 March 2018
Emërimi i Mike Pompeo, si sekretari i ri amerikan i shtetit përflitej prej kohësh, pasi drejtori i CIA-s është konsideruar gjithnjë, si një nga njerëzit më besnikë të presidentit amerikan Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarizoi zëvendësimin e Rex Tillerson në postin e sekretarit të shtetit, me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo. Vendimi përbën një ndryshim shumë të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane në kuadër të negociatave me Korenë e Veriut, sipas asaj që deklarojnë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, kreu i shtëpisë së bardhë konfirmoi Pompeon si sekretarin e ri të shtetit duke theksuar se e kishte marrë personalisht këtë vendim i bindur se drejtori i CIA do të kryente një punë fantastike në detyrën e tij të re.

Mike Pompeo u diplomua si i pari i klasës së tij në Uest Point, dhe ka kryer shërbimin ushtarak, ndërsa më pas u diplomua me notat maksimale në Harvard për drejtësi.

Reagimi i tij i parë pas emërimit s’ishte një falenderim për Tramp duke theksuar se pas marrjes në dorë të vendit Presidenti e kishte bërë Amerikën më të sigurt.

Mike Pompeo ka qenë anëtar i kongresit në radhët e republikanëve duke qenë pjesë e radhëve më të ashpra para se Presidenti Donald Trump ta emëronte drejtor të CIA-s dhe më pas sekretar amerikan të shtetit.

Ish-përfaqësuesi i Tea Party në Kansas tashmë mban postin më të lartë diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prej kohësh Pompeo konsiderohej si një nga njerëzit më besnikë të Tramp, dhe atij i janë dhënë meritat për gjetjen e një ekuilibri të ri në CIA në menaxhimin e marrëdhënieve mes agjencisë së spiunazhit dhe presidentit amerikan i cili krahasonte shërbimet amerikane të inteligjencës me nazistët.

Pompeo konsiderohet më agresiv ndaj Kremlinit në krahasim me kreun e shtëpisë së bardhë, dhe në të kaluarën e ka cilësuar presidentin Putin si një lider të rrezikshëm.
Gjatë qëndrimit të tij në kongres, 53 vjeçari republikan ka qenë një kritik i ashpër në çështjen e marrëveshjes për programin bërthamor me Iranin të arritur nga administrate Obama.

Në të kaluarën ka mbrojtur programin e mbledhjes së të dhënave të popullsisë nga Agjencia për sigurinë kombëtare, si dhe është kundër mbylljes së burgut të Guantanamos.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO