Kush është “Eskobari i Ballkanit” ?

Mediat greke raportojnë ditët e fundit se është arrestuar një trafikant shqiptar droge i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Lajme

11/05/2016 13:03

Më herët, deputeti demokrat Genc Pollo, deklaroi se i kërkuari i drogës në Greqi është Klemend Balili, drejtori i Transportit për qytetin bregdetar të Sarandës.

Në vitin 2014 deputeti demokrat Arben Ristani kishte publikuar dy faksimile gazetash me artikujt e kohës, ku thuhej se Klemend Balili, që është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Transportit të Sarandës.

Policia greke ka deklaruar shpartallimin e një bande trafikantësh shqiptaro-greke, pas kapjes së 678 kilogramë kanabis në ishullin e Zakynthos në Greqi.

Policia helene ka dy ditë që ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë vendin ku janë arrestuar 15 persona nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 10 grekë.

Sipas medias greke që ka zbardhur detaje nga ky operacion ky grup zhvillonte trafik ndërkombëtar të drogës dhe drejtohej nga një shqiptar. Sipas medias helene “Eskobari i Ballkanit” është një biznesmen shqiptar 44-vjeçar që banon në Sarandë. Ai kishte lidhje një 46-vjeçar grek, drejtues i lartë i mafias greke. Dyshohet se kanabisi vinte nga Shqipëria për t’u shpërndarë më tej në Evropë.