Kurz: Austria e njeh shtetin e Kosovës, asgjë nuk mund t’a ndryshojë këtë fakt

Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, duke komentuar deklaratat e zëvendësit të tij, Christian Strache, ka thënë se qëndrimi i Austrisë për Kosovën është i pandryshueshëm, pavarësisht deklaratave të tilla.

Lajme

14/02/2018 12:46

Kurz, duke komentuar deklaratat e Strache, si dhe reagimet dhe kritikat e shumta të ardhura në drejtim të Austrisë, tha se qëndrimi  i shtetit që ai drejton është i pandryshueshëm dhe se Austria e ka njohur Kosovën, dhe asgjë nuk mund t’a ndryshojë këtë, transmeton lajmi.net.

Kjo intervsitë e realizuar për një gazetë serbe, e zëvendëskancelarit, Christian Strache, i cili kishte thënë që Kosova sipas rezolutës 1244 është pjesë e Serbisë, i ka kushtuar edhe Kancerlarit Kurz me reagime të shumta për shkak të mos reagimit të tij për këto deklarata të zëvendësit të tij.

“Jam një mik dhe mbështetës i Ballkanit Përendimor, Austria po bën përpjekje për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës” tha Kurz.

Duke u pyetur se nëse Austria po e mer rolin e ndërmjetësit në qëndrimet e Serbisë për Kosovën, Kurz tha se “prolemi nuk është zgjindur ende, dhe se zëvendësi i tij ka nënvizuar që ka mirëkuptim për të dy palët, Beogradin dhe Prishtinën” /Lajmi.net/