Kurti thotë se Vuçiq po dëshiron marrëveshje fitimtare vetëm për Serbinë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po dëshiron një marrveshje fitimtare për Serbinë, në mënyrë që të fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje.

Lajme

26/08/2018 19:30

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të ishte e dëmshme për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën.

Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re.”/Lajmi.net/