Kurti: Me Qeverinë e drejtuar nga Vetëvendosja do të votojnë edhe 16 vjeçarët

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Prishtinës.

Lajme

28/05/2017 14:53

 

Ai para tyre ka premtuar themelimin e Ushtrisë, arsim publik falas, zhvillim ekonomik, dhe gjithashtu ka premtuar se të gjithë ata që kanë mbi 16 vite do të kenë të drejt të votojnë, raporton lajmi.net

“Janë më shumë se gjysëm milioni të ri që janë nën moshën 16 vjeqare. Për këtë arsye në mënyrë që demokracia të jetë sa më e qartë, duhet ta zbresim pragun e  atyre që kanë drejtë vote. Me Vetëvedosjen kushdo që i ka mbushur 16 vjet do ta ketë të drejtën për të vendosur në mënyrë demokratike”, tha Kurti.

Sipas tji është rinia ajo që më së shumti ka interes për ndryshime pasi do të jetojnë më gjatë në këtë vend.

“Rinia ka më së shumti interes për ndryshime, për shkak se rinia është e ndryshme dhe për shkak se rinia dot jetë më së gjati këndej pari. Jeni ju rinia që keni interes për ndryshime, ka qenë është dhe do të mbetet motorri i ndryshimeve që i mundëson dhe i realizon ndryshimet”, shtoi ish-lideri i Vetëvendosjes.

Ai si shembull e morri qeverisjen në Prishtinë ku tha se njejtë do të qeversin edhe në nivelin qendror.

“Të gjitha gjërat e mira në Prishtinë do t’i bëjmë në gjithë Kosovën, edhe gjërat e këqija që i kemi ndalur në Prishtinë, do t’i ndalim në gjithë Kosovën”, tha Albin Kurti. /Lajmi.net/