Kurti lëshoi mbledhjen, i pakënaqur me kandidimin e Ahmetit

Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë vendim që në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit, të fus edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Këtë e konfirmoi edhe kryetari Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Lajme

19/05/2017 23:58

Burime të Gazetës Metro, brenda Lëvizjes Vetëvendosje, që bënë të ditur për kandidimin e Ahmetit, bëjnë të ditur edhe për faktin se Albin Kurti nuk ka preferuar që kryetari i Prishtinës të futet në listën zgjedhore për deputetë.

Ai edhe kishte lëshuar mbledhjen i pari, siç edhe u raportua më herët, duke mos pranuar t’u flas mediave të cilat po prisnin jashtë zyrave të Vetëvendosjes.

Kjo braktisje e mbledhjes nga ana e Kurtit, sipas burimeve të Gazeta Metro, brenda kësaj mbledhje të Vetëvendosjes bëjnë të ditur se Kurti doli nga mbledhja, sepse nuk ishte i kënaqur me propozimin që kryetari Ahmeti të jetë në listë.

Kjo brenda Vetëvendosjes, komentohet se ka një brengë, se Shpend Ahmeti mund të marrë më shumë vota se sa kryetari i partisë Visar Ymeri i cili do të jetë numër 2 në listë, pas Kurtit i cili do t’i prijë listës, e duke mos përjashtuar mundësinë kryetari i Prishtinës, mund ta mund me vota ose edhe t’i afrohet shumë Kurtit, të cilin në këtë parti e kanë nominuar për kryeministër.

Këtu duhet mos harruar edhe fjalimin që Albin Kurti pati në Kuvendin e Kosovës, ku goditi ashpër kompaninë Devolli, me pronarët e së cilës kompani vetëm pak ditë më parë kryetari Ahmeti kishte pasur një takim në një Jaht në Budva të Malit të Zi.