Kurti: Kosova me pavarësi të cunguar

Lëvizja e themeluar dhe aktualisht edhe e drejtuar prej tij ka qenë një ndër kritikueset më të ashpra të qeverive të Kosovës në këtë dekadë të parë si shteti i pavarur.

Lajme

18/02/2018 22:44

Albin Kurti dhe Vetëvendosja që prej fillimit kanë qenë një faktor i rëndësishëm, fillimisht shoqëror e tashmë edhe politik.

Por, i kthyer pas në kohë, Kurti rithekson vërejtjet e hershme për deklaratën e pavarësisë.

“Nuk ishte vetëm hap përpara, por kishte edhe hap pas. Në dokumentin e Pavarësisë përmendet më shumë pako Ahtisari, që zvogëlon Pavarësinë. Nuk referohet ushtria, nuk referohen vuajtjet dhe lufta e bërë për të ardhur deri këtu. Është një deklaratë që sheh përpara, por harron disi se nga kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Kurti në Top Channel.