Kurti e Mustafa të njëjtë edhe me postimet pas takimit, megjithatë LDK nuk shkon në protestë

Dy liderët e partive më të mëdha opozitare, Albin Kurti e Isa Mustafa u takuan sot në shtëpinë e këtij të fundit.  

Lajme

25/09/2018 16:02

E pas takimit të dy zgjodhën rrjetet sociale që të tregojnë se çfarë u diskutua aty, shkruan lajmi.net.

“Të gatshëm të koordinojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë. Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore”, shkruajti Kurti.

Me ndryshme të vogla në postimin e tij, edhe Isa Mustafa u shpreh se të dy liderët u pajtuan që të intensifikohen bashkëpunimet opozitare që sipas tyre degradimi i Qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të përfundojë sa më shpejtë.

“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime”, shkruajti Mustafa.

E megjithatë siç duket LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket protestës së Vetëvendosjes.

Këtë për lajmi.net e konfirmoi më herët sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri, i cili shtoi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në këtë organizim./Lajmi.net/