Kurti e Ahmeti në mbledhjen e Kryesisë së VV-së, a do ketë ‘qërim të hesapeve’?! /VIDEO

Kanë filluar të mblidhen deputetët dhe anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur mbledhjen e paralajmëruar.

Lajme

10/01/2018 15:30

Të selia e Vetëvendosjes është parë duke hyrë Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Albulena Haxhiu e të tjerë,  mirëpo ende nuk dihet a do të marrin pjesë edhe të dorëhequrit.

Vetëvendosje u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të dorëhequr të marrin pjesë në mbledhje dhe të rikthehen në parti, raporton lajmi.net.

Kujtojmë, se përçarjet në këtë parti u bën të dukshme kur u publikuan disa ‘sms’ ku shihet Aida Dërguti duke ofenduar ish-liderin e saj Albin Kurti.

Albin Kurti, deri më tani mbetet kandidati i vetëm për kryetar të partisë, ndërsa sot ka qenë afati i fundit që kandidatët të aplikojë për këtë pozitë, e deri në këtë kohë nuk ka pasur emër tjetër. /Lajmi.net/

26803932_1655462531163604_576270174_n 26697023_1655462601163597_1704582865_n