Kurti: Do të kërkojmë përgjegjësi nga Policia për diskriminimin ndaj grave

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi nga policia për shpërfillje dhe diskriminim institucional ndaj grave.

Lajme

19/08/2018 15:34

Ai iu ka referuar rasteve të dhunës ndaj grave dhe raporteve për mbrojtjen selektive të policisë në këto raste.

“Dhuna ndaj grave e papranueshme, duhet luftuar përditë. Keqardhje e zemërim kur lexoj raportet që policia jonë është selektive në ofrimin e mbrojtjes. Shpërfillja e diskriminimi institucional ndaj grave duhet të marrë fund. Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të policisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.