Kurrë mos e parkoni veturën në shtegun e çiklistëve (Foto/Video)

Një çiklist nga Brazili duket se është lodhur nga disa shoferë të papërgjegjshëm, të cilët jo rrallë herë parkojnë veturat e tyre në shtegun e dedikuar për çiklistë, shkruan “Mirror”.

Fun

28/07/2015 12:27

i forti 1Videoja e regjistruar diku në Brazil dhe e ngarkuar në YouTube nga Joe Loreto, të cilën e ka titulluar “O hojme mais forte do mundo” që do të thotë “Njeriu më i fuqishëm në botë”, po bën gjiron e botës, transmeton lajmi.net.

i forti 2Në video shihet se si një burrë i paidentifikuar largon një veturë nga shtegu i çiklistëve, derisa kalimtarët e rastit e duartrokasin për gjestin e bërë.

Disa sekonda më vonë shihet se si një burrë tjetër vrapon për ti ndihmuar, por ai me qetësi i kthehet biçikletës së tij dhe e vazhdon rrugën e tij sikur nuk kishte ndodhur asgjë. (lajmi.net)

YouTube player