Kurdët turq kalojnë në Siri, në mbrojtje të Kobanit

Forcat kurde, Peshmerga, kanë kaluar nga Turqia në Siri, për tu bashkuar me kurdët sirianë në qytetin Kobani, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Bota

01/11/2014 11:41

Luftëtarët Peshmerga, afro 150 vetë, kanë kaluar në kufi në grupe të vogla gjatë natës, së bashku me armatimin e tyre të rëndë nëpërmjet kampionëve ushtarakë.

Forcat kurde siriane në Kobani u kanë rezistuar sulmeve të militantëve të Shtetit Isalmik për disa javë dhe aktualisht e kanë nën kontroll gjysmën e këtij qyteti.

Dhjetëra mijëra banorë të Kobanit dhe persona të tjerë të zhvendosur, që më herët janë larguar nga militantët e Shtetit Islamik, janë vendosur si refugjatë në Turqi. /REL/