Kur keni dhimbje dhe mjeku juaj nuk ka diagnozë? Provoni këto 5 gjëra

Dhimbje, lodhje, kujtesë e dobët dhe gjëra të ngjashme shpesh na bezdisin dhe mjekët jo rrallë herë nuk kanë diagnozë sepse simptomat nuk janë të mjaftueshme për të nxerrur një të tillë.

Lifestyle

19/05/2016 05:59

Situata bëhet e mërzitshme sepse vazhdimisht ndjeheni të plogësht dhe medikamentet nuk janë opsion që dalin në ndihmë, përcjell lajmi.net

Kjo gjendje e njeriut mund të quhet edhe si para-sëmundje ngase nuk mund të diagnostifikohet asgjë, por ka disa alternativa për tu shmangur nga kjo gjendje.

Ndaloni përdorimin e produkteve të grurit dhe qumështit për një deri në tre muaj sepse në faza të ndryshme mund të jenë shkaktar të inflamacioneve të ndryshme dhe humbjes së imunitetit.

Hani më shumë perime sepse perimet e ulin rrezikun e prekjeve nga problemet shëndetësore kronike, duke përfshirë obezitetin, diabeti, kanceri, problemet neurologjike, çrregullimet psikiatrike e autoimuniteti.

Flini 7 deri në 9 orë gjumë sepse gjumi i mirë e riparon dhe e ruan shëndetin e trupit tonë.

Duhet të jeni të angazhuar në shumë aktivitete fizike me qëllimin e uljes së stresit dhe ruajtjen e gjendjes fizike shëndetësore të trupit.

Qeshni më shumë, ngase të qeshurat promovojnë një shëndet më të mirë dhe na ruajn nga inflamacionet e ndryshme.

Pra, këto janë 5 gjërat që këshillohen t’i praktikoni kur nuk ndiheni mirë dhe mjeku juaj nuk mund të ju japë diagnozën./lajmi.net