Kur gjumi ta shpëton jetën

Len Wiles fjeti më shumë se zakonisht, por kjo gjë i shpëtoi jetën. Teksa po flinte, ai dëgjoi një zhurmë të madhe dhe më pas e pa se një kamion ishte ngulur në shtëpinë e tij. Kamioni peshonte 7.5 tonë.

Bota

22/03/2014 16:09

Jetët e një çifti janë shpëtuar pasi që ata kishin fjetur 10 minuta më shumë se zakonisht.

Len Wiles dhe gruaja e tij Anne, ishin duke fjetur, kur befas dëgjuan një zhurmë të madhe, që fillimisht ngjau si një shpërthim.

“Ne ishin duke fjetur dhe kur papritmas dëgjuam një eksplodim që u pasua me një përplasje të madhe. Menduam se kishte ndodhur një aksident në rrugë. Burri im u çua nga shtrati dhe pa një vrimë të madhe tek shkallët e përparme ku ishte ngulitur një kamion”, rrëfen Anne.

“Burri im filloi të qante, sepse ai do të duhej që të zgjohej nga gjumi 10 minuta më parë dhe mendoi se çfarë do të mund të kishte ndodhur”.

Një kamion prej 7.5 tonësh, devijoj nga rruga dhe u “ngul” në shtëpinë e çiftit Wiles. Shoferi i kamionit fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Ndërkaq, çifti Wiles u nxorr nga zjarrfikësit përmes dritares së katit të dytë. Shtëpia e tyre ishte aq jo stabile sa që kur e shkulën kamionin nga shtëpia, ajo u shemb.