Kur fluturimi me parashutë shkon keq! (VIDEO)

Veterani i fluturimeve me parashutë Miles Daisher ka mbi supe 20 vjet eksperiencë në hapësirë dhe ka guxuar shpesh të kërcejë nga aeroplani edhe në kushte të këqija atmosferike.

Fun

11/10/2016 07:44

Por asnjëherë si këtë radhë, “base jumper” i njohur nuk u terrorizua kur tentoi të hidhej nga një avion “Sesna”, por mbeti i bllokuar në ajër.

Sportisti guximtar amerikan mbeti për më shumë se 30 sekonda i varur në këmbët e aeroplanit dhe vetëm falë ndihmës së një parashutisti tjetër mundi të lirohej e të fluturonte, ashtu siç ka bërë me qindra herë.

Miles Daisher ka kompletuar më shumë se 2700 “base jumps”, si dhe rreth 31 manovra të pagëzuara me emrin “skydiving”. / Top Channel

YouTube player