Kuqi: Qeveria s’i ka numrat, por nuk do ketë zgjedhje

Blerim Kuqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas takimit të partive politike ka thënë se secili përfaqësues i partive politike ka diskutuar për temat që po përballet vendi.

Lajme

25/04/2018 15:54

Kuqi ka thënë se “çdo subjekt politik ka shfaqë mendimet e tyre dhe kemi rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet e partive”, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, “a i ka apo nuk i ka numrat Qeveria po funksionon”, andaj thotë se debati do të vazhdoje dhe tani PDK do ta kryesojë takimin e radhës dhe mbetet ajo t’ua dërgojë ftesat parive.

Tutje, Kuqi ka thënë se kanë arritur të dakordohen se do të merren vesh për tema nacionale në interes të përgjithshëm. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Krasniqi: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por jemi të gatshëm