Kundërshtonte fejesën e mbesës, vret tërë familjen (Video)

Një 73 vjeçar në fshatin Sukë të komunës së Strumës në rrethin e Fierit, ka vrarë me armë gjahu dy vëllezërit e tij, kunatën mbesën 17 vjeçe dhe më pas dhe veten.

Lajme

22/07/2014 11:24

Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Mësohet se autori, është një 73 vjeçar Bajram Vrapi cili ka hyrë në banesën e vëllait të tij, shtetasit Xh.Vrapi, 79 vjeç dhe ka qëlluar me armë gjahu ndaj pjesëtareve të familjes, dy vëllezërve, kunatës dhe mbesës së tij adoleshente. 

Dyshohet se shkak kryesor i kësaj tragjedie në familje ka qenë fejesa e mbesës 17 vjeçare, për të cilën xhaxhai Bajram Vrapi ka qenë kundër kësaj fejese. Mendohet se fillimisht mes autorit dhe dy vëllezërve të tij ka pasur debat. 

Autori pas kryerjes së aktit ishte rrethuar nga forcat e policisë në një arë me misër në afërsi të banesës. Duke mos pranuar të dorëzohet autori ka vrarë veten. (OraNews)