Kujtohet Lëvizja Studentore e 97-ës

Lëvizja Studentore e 97-ës e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Lajme

01/10/2014 09:05

Edhe pse sot janë bërë 17 vjet, Lëvizja Studentore e 97-tës vazhdon të vlerësohet si pikënisje e kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së, shkruan Epoka e Re.

Disa nga protagonistët e kësaj lëvizje kanë deklaruar se kjo lëvizje ka qenë pantere strategjike e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sipas tyre, Lëvizja Studentore e 97-tës ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i Kosovës.