Kujtim Shala e Dardan Sejdiu përplasen në mbledhjen e kryesisë

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu, ka lavdëruar partinë e tij duke thënë se PSD po merr përgjegjësi dhe se në asnjë mënyrë nuk po ju bëhet patericë partive në pushtet.

Lajme

15/12/2018 11:29

Pas mbledhjes së kryesisë, Sejdiu tha se me projektligjin për dialogun me Serbinë, asnjë person nuk e ka monopolin.

Poashtu në këtë mbledhje, ka ndodhur një konflikt mes Kujtim Shalës nga LDK dhe Sejdiut.

Sejdiu e ka pranuar këtë konflikt por tha se për detaje duhet të pyetet Shala.

Seanca e jashtëzakonshme për dialogun mbahet sot në orën 14:00.