Kujt i përgjigjet Universiteti në veri të Mitorvicës? (Video)

Qeveria e Kosovës nuk e ka miratuar Ligjin për arsimin e lartë, për shkak të insistimit të ministrave të Listës Serbe që ky dokument nuk mund të konsiderohet i pranueshëm pa u marr edhe vërejtjet e universitetit në veri. Por, kujt i përgjigjet ky universitet?

Lajme

11/09/2015 21:53

Në uebsajtin zyrtar thuhet se ky institucion arsimor është universitet shtetëror i themeluar nga Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë e që financohet nga Republika e Serbisë.

Universiteti në veri të vendit në fakt ka vazhduar funksionimin si i ashtuquajtur “Universiteti i Prishtinës”.

Ky universiteti ka staf akademik prej rreth 700 të angazhuarve, numër i përafërt me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili aktualisht ka rreth 800 punonjës në mësimdhënie. /Tribuna Channel

YouTube player