“Kujdes punimet në rrugë”, ndërsa punimet nuk kanë nisur asnjëherë

Shtëpi e objekte të vjetra në Prishtinë, edhe pse të pakta në numër, po vazhdojnë të shemben e të dëmtohen.

Lajme

20/06/2018 16:52

Pjesë të vjetra të Prishtinës janë asgjësuar, duke u zëvendësuar me objekte të reja. Pakë metra larg objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës ndodhën shumë objekte të vjetra që janë gati të rrënohen, shkruan lajmi.net.

Në një objekte që është gati të rrënohet ka javë që janë vendosur rrethojat që tregojnë se aty do të punohet. Por, aty prej kohesh askush nuk po shihet duke punuar. “Kujdes punime në rrugë”, thuhet në logon e vendosur në rrethojë ku nuk po punon askush. /Lajmi.net/