Kujdes nga fenomenet që mund të hasni nesër në Kosovë!

KOSTT sh.a. njofton qytetarët se nesër (14 dhjetor, e hëne) do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV, që lidh nënstacionet NS 400/220 kV Kosova B me NS Tirana 2, deri në kufi me Shqipërinë.

Lajme

13/12/2015 17:38

Sipas komunikatës, linja në fjalë shtrihet nga NS 400/220 kV Kosova B përgjatë zonave kadastrale:

Obiliq nëpër fshatrat: Obiliq, Milloshevë dhe Plemetin.

Vushtrri nëpër fshatrat:Prelluzhë, Bivolak, Strofc dhe Zhilivodë

Drenas nëpër fshatrat: Gradice, Gllanaselle, Çikatovë e vjetër, Gllobar, Çikatovë e re, Domenek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc dhe Arllat.

Malisheve nëpër fshatrat: Balincë, Vërmicë, Carallugë, Burim, Gurëbardhë, Lashkidrenoc, Dragobill dhe Shkaroshnik.

Rahovec nëpër fshatrat: Zatriq, Pastasell, Polluzhë, Dobidollë dhe Qifllakë.

Gjakovë nëpër fshatrat: Doblibarë, Meqë, Bec, Kodroli, Zhdrellë, Janoshë, Pahibardhë, NovoSel e Epërme, Dobrigj, Hereç, Sheremet, Batush, Nirokaz, Molliq dhe Brovinë.

Deçan nëpër fshatin Gramaçel si dhe përgjatë zonës kadastrave Junik deri në kufi me Shqipërinë.

“KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime të kenë kujdes gjate lëvizjes në afërsi të linjës energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri deri në kufirin me Shqipërinë, pasi që ne momentin e energjizimit testues mund te paraqiten fenomene qe mund te paraqesin rrezik nga tensioni i lartë per qytetaret. Po ashtu njoftohen qytetarët për respektimin e kufizimeve brenda servitutit, konform ligjeve, në lidhje me ndërtimet, kultivimin e gjelbërimit të lartë”, thuhet në komunikatë.