Kujdes nga blerjet online, ja si u mashtrua prizrenasi

Një prizrenas ka rënë pre e mashtrimit të një blerje online.

Lajme

21/09/2017 11:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se kishte kryer një pagesë duke menduar që pagesa është kryer për kompaninë kompetente për furnizim e cila ka prejardhjen nga Italia.

Ankuesi është mashtruar duke kryer pagesën në mënyrë elektronike dhe të hollat e tij kishin shkuar për një kompani fantome (kompani e rreme).

Policia e ka hapur rastin për mashtrim./Lajmi.net/