Kujdes nga aplikacionet e rrejshme antiviruse

Hulumtuesit e sigurisë në Kaspersky Lab kanë ngritur disa shqetësime pasi që kanë zbuluar se në tregjet e shkarkimeve të aplikacioneve në Windows dhe Android janë shfaqur disa aplikacione të rrejshme të sigurisë.

Auto & Tek

17/05/2014 23:00

Duket se këto aplikacione të rrejshme të sigurisë ju bëjnë që të besoni se jeni infektuar me virus dhe se për ta hequr virusin ju duhet ta bleni një përditësim të produktit përmes kartës së kreditit.

Kjo metodë për hulumtuesit nuk duket shumë shqetësuese pasi që për ta blerë atë ju shpenzoni shumë pak para. Ajo çfarë i shqetëson ata është fakti se janë krijuar këto produkte të rrejshme të cilat po paraqiten sikur të ishin ato origjinalet.

Kushdo që është prapa krijimit të aplikacionit të rrejshëm ‘Kaspersky Mobile’ nuk u ndal me kaq. Ata kanë krijuar edhe një numër të madh të aplikacioneve tjera të rrejshme, duke përdorur emra të njohur të aplikacioneve ekzistuese, me shpresë se do t’i mashtrojnë përdoruesit e celularëve.

Përveç aplikacioneve antiviruse të rrejshme si Eset, Symantec dhe Avira, këta krijues kanë krijuar edhe shfletues të rrejshëm si Mozilla, Opera dhe Netscape.