Kujdes, autobusët e Shpendit po u vëzhgojnë kundërligjshëm (Foto)

Autobusët e rinj të Ndërmarrjes së Komunës së Prishtinës ‘Trafiku urbanë’ kanë të instaluar brenda kamera dhe pasagjerët janë nën vëzhgim. Kjo është duke u bërë kundërligjshëm.

Lajme

20/03/2017 09:18

Kamerat janë të vendosura në pjesën e sipërme brenda autobusit dhe shoferi mund të shohë të gjithë pasagjerët në të, ndërkohë, nuk dihet nëse ato të dhëna ruhen.

Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë që qytetarët duhet të jenë të informuar se po vëzhgohen nga ana subjekteve publike që e kanë instaluar sistemin e vëzhgimit të kamerave, shkruan lajmi.net.

Është praktikë e përgjithshme që të jepen informata përmes njoftimeve të ngjitura në vende të dukshme dhe lehtësisht të qasshme brendapërbrenda hapësirës së monitoruar me anë të vëzhgimit me kamerë. Në këtë rast, këto elemente nuk janë të identifikuar në autobusët e rinj të blerë me kredi nga ‘Trafiku urbanë’.

Shenja paralajmëruese duhet të përmban shenjën e qartë të kamerës, mbishkrimin rreth vëzhgimit në gjuhët zyrtare të aplikueshme në nivel qendror dhe lokal, hapësirën e rezervuar për të dhënat e kontrolluesit, si dhe llogon e autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Mosrespektimi i kritereve të vëzhgimit me kamera mund të cilësohet si shkelje e privatësisë së individit.

Komuna e Prishtinës e ka publikuar në ueb faqen e vetën një informatë lidhur me të drejta për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda në tekst thuhet që “Publiku të njoftohet në lidhje me vëzhgimin e kamerave përmes një njoftimi në vend të dukshëm. Punonjësit e objekteve që janë në vëzhgim të njoftohen me shkrim për këtë”. /Lajmi.net/

17103302_10211958140085860_5361971766226564300_n-1 17103302_10211958140085860_5361971766226564300_n   17190845_10211958138045809_9021950024774610741_n