Ku është kryeministri Haradinaj, pse nuk mori pjesë në Komision?

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot ka bërë shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme

26/12/2017 13:47

Në këtë Komision i ftuar ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj mirëpo ai nuk ishte i pranishëm.

Lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e zyrës për informim, Halil Matoshin i cili mospjesëmarrjen e Haradinajt në këtë Komision e ka arsyetuar duke thënë se nuk është deputet.

“Kryeministri nuk është deputet dhe nuk e ka për obligim të marrë pjesë në Komisione”, është shprehur Matoshi.

Matoshi i ka ikur tërthorazi pyetjes për vendndodhjen e kryeministrit.  Mirëpo, lajmi.net ka mësuar se Ramush Haradinaj ndodhet për pushime jashtë vendit./Lajmi.net/