Kthehet Flappy Bird

Sipas një postimi në Twitter, një përdorues dhe adhurues i lojës Flappy Bird, e pyeti krijuesin e lojës nëse loja do të vendoset përsëri në tregun e internetit për shkarkim dhe ai u përgjigj: “Po, shumë shpejtë”. Ky deklarim i Nguyen vjen një muaj pasi që ai kishte thënë se “Flappy Bird nuk do të…

Auto & Tek

21/03/2014 12:34

Sipas një postimi në Twitter, një përdorues dhe adhurues i lojës Flappy Bird, e pyeti krijuesin e lojës nëse loja do të vendoset përsëri në tregun e internetit për shkarkim dhe ai u përgjigj: “Po, shumë shpejtë”.

Ky deklarim i Nguyen vjen një muaj pasi që ai kishte thënë se “Flappy Bird nuk do të kthehet kurrë më”.

Adhuruesit e kësaj loje, të cilën shumica e duan dhe njëkohësisht e quajnë të mërzitshme, do ta kenë mundësinë që ta shkarkojnë përsëri shumë shpejt senzacionin “Flappy Bird”.