Kryeziu injoron takimin e degës në Prizren

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, nuk ka marrë pjesë në takimin e disa anëtarëve tjerë të kësaj dege. Ndërkaq, në këtë takim kanë marr pjesë edhe disa zyrtar të lartë të LDK-së.

Lajme

23/03/2014 12:00

Eqrem Kryeziu nuk i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në një takim të mbrëmshëm të Degës së LDK-së në Prizren. Njëri ndër iniciatorët për thirrjen e këtij  takimit, Fatmir Memaj, ka thënë për “PrizrenPress.com” se qëllimi i këtij takimi ka qenë  për të sqaruar marrëveshjen që është arritur mes këtij grupi dhe strukturave të larta të LDK-së në Qendër.

Ai ka thënë se ftesës së takimit i janë përgjigjur të gjithë përfaqësuesit e LDK-së, përjashtuar Eqrem Kryeziut.

“Jo, Eqremi nuk ka marrë pjesë në këtë takim”, tha Memaj.

Memaj tregon se në këtë takim ka marrë pjesë, Haki Rugova, Anton Çuni dhe Naser Osmani, të cilët janë ngarkuar nga kryesia qendrore dhe Isa Mustafa.

“Kemi biseduar gjerë e gjatë për problemet që ka Dega e LDK-së në Prizren. I kemi njoftuar për të gjitha pakënaqësitë e nëndegëve dhe anëtarëve të Kryesisë që kanë të bëjnë ,e zhvillimet e fundit të kësaj dege”, tha Memaj.

“Konsiderojmë se ishte i frytshëm ky takim”.

(PrizrenPress.com)