Kryetarja e Kroacisë viziton Maqedoninë, takon edhe Talat Xhaferin

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Garbar – Kitaroviq do ta viziton sot Maqedoninë, në një vizitë zyrtare shtetërore.

Lajme

26/04/2018 11:03

Ajo do të pritet nga niveli më i lartë shtetëror, nga homologu i saj, Gjorge Ivanov, në vilën Vodno, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy shtetarët do të kenë takim tet-a-tet, ndërkaq është paraparë edhe një takim plenar ndërmjet dy delegacioneve.

Në kuadër të vizitës së saj, Kitaroviq do të takohet edhe me kryekuvendarin Talat Xhaferi