Kryetari Demaku kërkon të mos ndërlidhet djegia e pronës me ngjarjet e fundit në Llapushnik

Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka dalë në fshatin Llapushnik në vendin ku sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur prona e një banori të atjeshëm të besimit katolik.

Lajme

06/07/2015 12:25

Demaku ka shprehur keqardhje për ndodhinë e sotme, ndërsa ka bërë thirrje që të mos ndërlidhet djegia e pronës me zhvillimet e fundit në fshat.

Ai është zotuar se komuna do ta bëjë vlerësimin e dëmeve të pronës së djegur dhe do të ndihmojë në rregullimin e tyre.

Në anën tjetër, policia ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për të treguar nëse djegia e pronës ka qenë aksidentale apo e qëllimshme. /GazetaExpress