Kryetari i Akademisë së Shkencave: Kufiri me Malin e Zi nuk ka lëvizur

“Janë gjetur shumë harta të APJ-së pas luftë së fundit ku kanë qenë të mbuluara edhe Shqipëria edhe Greqia. Janë gjetur një kamion hartash topologjike në Muze, por pyetja është nëse janë studiuar ato harta sidomos nga këta ish student të mi që brenda natës kanë mbirë si ekspertë”, pyeti akademik Islami duke iu drejtuar anëtarëve të Komisionit Profesionistë.

Lajme

03/08/2016 16:56

Argumentet lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi i paraqiti edhe Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Islami i cili është edhe ekspert i gjeografisë, për herë të parë u deklarua lidhur me këtë çështje shumë te debatueshme tash e më shumë se një vit.

Ai me shumë harta që paraqiti, pretendon se pavarësisht gabimeve që mund të jenë bërë, në thelb kufiri nuk ka lëvizur, transmeton lajmi.net.

Akademik Islami megjithatë kërkoi të dijë se ku ka qenë tabela e vendosur pas Luftës së Dytë Botërore ndërmjet Malit të Zi si Republikë e Kosovës së Krahinë.

“Janë gjetur shumë harta të APJ-së pas luftë së fundit ku kanë qenë të mbuluara edhe Shqipëria edhe Greqia. Janë gjetur një kamion hartash topologjike në Muze, por pyetja është nëse janë studiuar ato harta sidomos nga këta ish student të mi që brenda natës kanë mbirë si ekspertë”, pyeti akademik Islami duke iu drejtuar anëtarëve të Komisionit Profesionistë.

Nga ana tjetër, sipas Islamit, Komisioni Shtetëror në raport ka deklaruar se 16 herë ka pasur takime bileterale dhe mbi 20 herë takime direkte në teren me qytetarë të komunave.

“Por ky Komision nuk saktëson sa herë ka dalë në teren me Komisionin Shtetëror të Malit të Zi”, poyeti akademik Islami në debatin e organizuar lidhur me këtë çështje.

“Nuk e di sa herë kanë dalë edhe këta ekspertët e tjerë të pavarur në teren e jo vetëm një herë po 10, 20 apo edhe 100 herë. Çdo ngastër e parcelë ka bartës të pronarit, privat, shoqëror apo shtetëror”.

Akademik Islami deklaroi në fjalën e tij se në hartografi vlen një maksimë- lexo hartën e pyet fshatarin.

“Sepse me harta bëhen edhe gabime. Prandaj vendin e dinë ata që jetojnë aty”.

Akademiku kosovar deklaroi se është një studim i vitit 1964 (duke paraqitur një hartë). “15 shkurt 1947, Kosova pati 13.812 km2 dhe kjo sipërfaqe nuk ka lëvizur deri më sot”.

Ai tha se kjo do të thotë se kufiri Kosovë-Mal i Zi është bërë para 15 shkurtit 1947.

“Nuk e di këtu Komisioni se çfarë ka bërë por kjo gjendje është kjo si është. Le të gjendet dokumenti dhe akti juridik. Nëse këtë Komisioni nuk e ka kryer, atëherë nuk e ka kryer punën si duhet”.

Islami deklaroi se në këtë rast ka shumë studime që kanë përpiluar harta që e prezantojnë Kosovën në kufi të njëjtë dhe hapësirë të njëjtë me 10.887 km2 dhe kjo është pa Cakorrin dhe pa këto 8 mijë hektarë.

Akademiku paraqiti shumë harta për të cilat tha se janë të njëjta dhe paraqesin të njëjtin madhëi të territorit.

“Kufijtë e Kosovës për herë të parë janë kornizuar në vitin 1958. Nga ajo kohë nuk ka më lëvizje”./Lajmi.net/