Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

Shefat e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës do të takohen sot, ku pritet të vendosin vazhdimin e seancës parlamentare.

Lajme

20/10/2015 07:55

Ky njoftim është dhënë përmes një komunikate për media të Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite për mbledhjen e sotme është vetëm një pikë Përgatitjet për vazhdimin e seancës plenare.

Kryesia e Kuvendit kishte paraparë që dje të mbajë mbledhjen e saj, por për shkak se presidentja Atifete Jahjaga ka filluar takimet me subjektet politike, mbledhja është shtyrë për sot./KP