Kryeministri Mustafa pritet të thirret nga Kuvendi në interpelancë për dy çështje

Kryetarët e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen nesër. Sipas njoftimit për media, mbledhja e kryesisë do të fillojë në orën 11:00.

Lajme

25/09/2016 08:17

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

4. Koha për pyetje parlamentare,

5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

6. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

7. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

8. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika.

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

12. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.