Kryeministri Mustafa dënon sulmin terrorist në Londër

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar sulmin terrorist në Londër. 

Lajme

22/03/2017 21:54

Duke shprehur shqetësimin e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për këtë sulm qyqar, kryeministri Mustafa ka theksuar solidaritetin me Qeverinë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Jemi të shokuar nga sulmi qyqar në Londër dhe dënojmë këtë incident terrorist. Qeveria e Kosovës është pranë Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe londinezëve”, ka shkruar kryeministri Mustafa.