Kryeministri Haradinaj: FSK-ja, adresë ku flitet vetëm për suksese – Lajmi.net
Kryeministri Haradinaj: FSK-ja, adresë ku flitet vetëm për suksese
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:40, 12 October 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë, ku është pritur me nderime nga Togu Ceremonial i FSK-së.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj pati një takim kokë më kokë me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Më pas, kryeministri zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Ministrisë, eprorët e FSK-së, dhe pjesëtarë të ekipit këshillues ndërlidhës të NATO-s, ku u bë prezantimi me temën “FSK, dje, sot dhe nesër”.

Në konferencën për medie, kryeministri Haradinaj ka thënë se për FSK-në flitet vetëm për suksese.

“Këtu është adresë ku mund të flasim vetëm për sukses. Është një adresë, është besimi i madh i qytetarëve të vendit me FSK-në dhe Ministrinë. Kjo shkallë e lartë e besimit duhet të lakmohet nga plotë institucione tjera të vendit”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Duke iu referuar sukseseve të FSK-së, kryeministri Haradinaj ka theksuar edhe procesin e rekrutimit të komuniteteve joshumicë, veçanërisht përparimin e madh që ka bërë FSK, në rekrutimin e pjesëtarëve të komunitetit serb.

Kryeministri i ka atribuuar këtë sukses besnikërisë së pjesëtarëve dhe përkushtimit të tyre për të shërbyer në të mirë të atdheut dhe qytetarëve, por edhe mbështetjes së vazhdueshme nga aleatët.

“Është një besnikëri e gjithë pjesëtarëve në misionin që e kanë, në shërbim të atdheut dhe qytetarëve dhe poashtu është një besnikëri e aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, aleatëve që mund t’ju them dhe mund ta konfirmoj që më shumë se kurrë janë me Kosovën, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me perspektivën e Kosovës për t’i dhënë mandatin kushtetues ushtrisë së Kosovës, ushtrisë që e kem, por që duhet t’i japim mandatin kushtetues”, ka thënë kryeministri.

Sipas tij, përcaktimi për t’u bërë pjesë e NATO-s është legjitim dhe i dedikohet gjithë qytetarëve të Kosovës, në përputhje me interesin e komuniteteve jo shumicë, pasi sjellë më shumë siguri.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen dhe marrjen e zotimeve shtetërore, duke u shprehur i bindur se bashkërisht do të realizohen përgjegjësitë e marra.

“Në përfundim të takimit, nga kryeministri morëm shumë obligime, shumë detyra, por jam më se i bindur se bashkërisht me gjithë stafin e MFSK-së dhe FSK-në, të gjitha këto do t’i realizojmë”, ka thënë ai.

ramushi-fsk1 ramushi-fsk2 ramushi-fsk3 ramushi-fsk4 ramushi-fsk5 ramushi-fsk6

Fjalët kyçe: FSK, Ramush Haradinaj

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball