Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të hënën darkë me Mogherinin

Liderja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të mbledh të hënën kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një mbrëmje pune jozyrtare në Bruksel.

Lajme

15/12/2017 11:57

Agjencia e lajmeve Beta ka bërët ë ditur se në Bruksel do të jenë kryeministrat e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë, transmeton lajmi.net

Pas një darke të përbashkët, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra me secilin kryeministër.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë kishte bërë të ditur se me 18 dhjetor ka vizitë zyrtare në Bruksel. /Lajmi.net/