Kryemadhi: Marrëveshja e detit me Greqinë duhet të bëhet

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi tha se negociatat me Greqinë do të hapen dhe marrëveshja për detin do të nënshkruhet.

Lajme

13/03/2018 16:09

“Çështja e detit duhet të përfundojë dhe shanset janë që të bëhet shpejt. E rëndësishme është që ne (Shqipëria) të jemi të drejtpërdrejtë dhe mos të futemi në negociata me ndjenja inferioriteti. Unë s’jam eksperte është kompasi. Kjo është çështje hartash, s’kam bërë shkollë për këtë punë. Por në gjithë këto vite në politikë kam kuptuar se mosshkelja e ligjit dhe qenia transparent të shpëtojnë kokën dhe dinjitetin”, tha ajo.

“Nuk mendoj se është problem Meçollari apo lobimi i PD në SHBA, problem janë familjet e varfra dhe këtu duhet të fokusohemi”, theksoi Kryemadhi.

Më tej u pyet edhe për zgjedhjet lokale që mbahen vitin tjetër dhe ajo deklaroi se nuk është çështje programi politik por individësh. Pra do garojnë kandidatët dhe në këtë kuadër Kryemadhi tha se LSI do të këtë kandidatët e saj për bashkitë dhe këshillat bashkiakë. /Telegrafi/