Kriza globale në horizont, Wall Street para shpërthimit të ri

Lawrence McDonald është më i njohur si njeriu i cili e kishte paraparë krizën financiare globale dy vjet para se të shpërthente ajo. Situata momentale, thotë ai, ia përkujton atë periudhë. 

Lajme

28/10/2014 23:30

Më shumë sesa fjalët në Wall Street flet heshtja, kurse javëve të fundit çdo kat i kësaj godine në New York ishte në shenjë të heshtjes. Lawrence McDonald këtij fenomeni ia ka kushtuar një kapitull të plotë në bestsellerin e tij “A Collosal Failure of Common Sense: The Inside Story of the Collapse of Lehman Brothers”, transmeton lajmi.net.

Dikur tregtues lider në gjigantin e rrënuar bankar Lehman Brothers, Lawrence McDonald sot është një nga njerëzit kryesorë në degën njujorkeze të kompanisë Newedge, pjesë e grupit Societe Generale, dhe një nga analistët kryesorë amerikanë të tregut financiar.

“Shumë mirë më kujtohet kur e kam shkruar pjesën e parë të librit, ku kam përshkruar atmosferën në verën e vitit 2007”.

“Investitorët amerikanë e botërorë po shtyhen në SHBA, sepse ekonomia globale dhe veçmas ajo në Evropë ka rritje të vogël. Tregu i aksioneve dhe bonove ka qenë me ditë të tëra shumë i frikësuar. Kjo është e lidhur pjesërisht me aneminë e ekonomisë evropiane, por edhe me kërcënimet globale siç janë ebola, IS dhe situata e paparashikueshme në Rusi e Ukrainë”.

Tërë kësaj duhet shtuar edhe situata e keqe në Japoni dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në Kinë, thotë ai, duke përmendur pastaj edhe shtrenjtimin e dollarit amerikan, që sipas tij nuk është shenjë e mirë.

Duke iu kthyer Rezervave federale amerikane FED, McDonald thotë se FED në vitin 2007 ka mundur të bëjë diçka, “por lejoi që bari të rritet, duke u frikësuar se prerja e tij do të godiste ekonominë kombëtare. Tash po ndodh e njëjta gjë”.

“Të okupuar nga frika se do ta rrezikojnë ekonominë në prag të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, normat e interesit prapë mbahen në zero tash e pesë vjet. Të gjitha ato gjëra që kanë shpërthyer në vitin 2007, tash janë sërish aty”, tërheq vërejtjen McDonald, duke shtuar se po krijohet një situatë shumë e rrezikshme.

(Lajmi.net)