Kriteret politike të MSA-së (Video)

Një, nga një mijë veprimet që duhet t’i përmbush Kosova si obligim nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ka të bëjë me përgatitjen e ndryshimeve ligjore për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Lajme

07/02/2016 20:53

Qeveria duke përfshirë këtë kriter, tashmë ka përgatitur edhe veprimet tjera,  në kuadër të asaj që njihet si Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Në këtë plan janë të përfshirë edhe obligimet të cilat kanë dalë nga raportet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit për Evropën.

Dokumenti i siguruar nga Tribuna Channel nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në bllokun ku flet për kriteret politike ka përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutën, parlamentin, sistemin zgjedhor, administratën publike, Avokatin e Popullit, mbikëqyrjen civile të sigurisë, etj.

YouTube player