Krijohet lëkura e mençur artificiale që ka aftësinë e lëkurës së njeriut

Shkencëtarët kanë krijuar një lëkurë të mençur që është e shtrirë dhe e ngrohtë njëjtë si lëkura e vërtetë e njeriut, dhe është e pajisur me disa sensorë të vegjël që mund të kapin një shumëllojshmëri ndjenjash të tilla si ngrohjen, presionin dhe lagështinë.

Auto & Tek

13/12/2014 17:16

Gjymtyrët artificial janë përhapur shumë kohët e fundit. Shkencëtarët tashmë kanë edhe proteza të krahëve 3D, gjymtyrë artificial që mund të kontrollohen nga nervat e përdoruesit apo truri. Por, tani është krijuar një lëkurë për këto proteza që është vetë-shëruese ose 1,000 herë më e ndjeshme se lëkura e njeriut, transmeton Lajmi.net.

Përderisa e gjithë kjo është diçka fantastike, problemi që këto pajisje kanë tendencë që të përballen është se ato nuk i mundësojnë përdoruesit që të ndjejnë nëse diçka është tepër e nxehtë. Për më tepër, protezat e mençura që funksionojnë me sensorë të mençur shpesh janë mjaftë të ngurtë dhe të lehtë për tu thyer, dhe për këtë arsye nuk e kanë fleksibilitetin e gjymtyrëve të njeriut.

Këto janë të gjitha problemet që shkencëtarët amerikan dhe korean janë duke shpresuar që do t’i zgjedhin, dhe për këtë kanë krijuar edhe lëkurën artificiale që është e dizajnuar për të imituar që të dy – si shtrirjen ashtu edhe aftësinë e lartë shqisore të lëkurës së njeriut.