Krijohet karikuesi që mbush baterinë për 5 minuta (Foto)

Stresi që shkakton harxhimi i baterisë së smartfonit mund të ‘kurohet’ me një bateri të re, e cila mund ta karikojë një iPhone 5 në minuta.

Auto & Tek

23/02/2016 01:49

Karikuesi i prodhuar  nga kompania kineze ‘ASAP Dash’ thuhet se karikon 16 herë më shpejt se karikuesit standardë të celularëve. Inxhinierët thonë se ky karikues rrit edhe jetëgjatësinë e baterisë me katër orë të tjera.

Karikuesi ka si karakteristikë ndalimin e punës kur kupton se ka karikuar 100% një bateri.

I prodhuar për më shumë se një viti punë, ai ka madhësinë e xhepit dhe është mjaft i lehtë, vetëm se aktualisht është i disponueshëm vetëm për iPhone.

Ky karikues mund të blihet online për 89 dollarë, ndërsa në treg do të hidhet në qershor./techsot.al

large_c214720a_547b_dc0a_45d0_7dd200038567 (1)