Krijimi i një partie të re politike, mision i (pa)mundur

Partitë politike në Kosovë janë shpenzuar, duke mos u hapur për kuadro të reja dhe disa nga to janë tejet të inkriminuara. Disa janë në skenë tash e 25 vjet, e disa nga paslufta, por nuk i kanë përmbushur kërkesat e qytetarëve. 

Lajme

28/12/2014 09:04

Sipas dy analistëve të gazetës Kosova Sot, është e pashmangshme të hyjë në skenën politike një parti e re , e cila do të formohej tash për tu përgatitur për zgjedhjet  e ardhshme. Brenda asaj partie duhet të jenë figura të pastra dhe të jokriminalizuara.

Por, por, një gjë e tillë duket shumë pak e mundur, për të mos thënë mision i pamundshëm, për shkak se partitë aktuale nuk e lejojnë një gjë të tillë. (Kosova Sot)