Krijimi i FAK-ut nuk lidhet më afate kohore (Video)

Pavarësisht faktit se amendamentet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, këto amendamente vazhdojnë të mbesin në sirtarët e Kuvendit.

Lajme

12/09/2015 20:35

Madje, në Qeveri thonë se janë në fazën e konsultimeve dhe gjetjes se modaliteteve për shndërrimin e FSK-së në FAK.

E krejt këtë, opozita në Kosovë e vlerëson si dorëzim të Qeverisë përballë Listës Serbe.

Megjithatë, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Besnik Berisha, thotë se aktualisht janë duke u bërë koordinimet me kusht që të sigurohet një konsensus dhe një garancion që e njëjta do të jetë më kërkesat dhe standardet që i ka parashtru NATO-ja. /Tribuna Channel/

YouTube player