Krejt çka ndodhi mbrëmë në sulmin terrorist në Paris (Video/Foto)

Franca edhe mbrëmë cak i sulmit terrorist.

Lajme

21/04/2017 07:41

Rreth orës 21:00 mbrëmë e enjte, bulevardi ‘Champs-Elysées’ në Paris u goditë nga një sulm terrorist ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë një polic dhe sulmuesi, i cili u qëllua nga policia.

Në këtë sulm mbetën të plagosur dy policë të tjerë për të cilët nuk dihet gjendja shëndetësore.

Në sulm ishin të përfshirë dy sulmues, njëri ka dalë nga vetura tek sa në semafor ishte drita e kuqe dhe ka shtënë drejtë policisë, ndërsa tjetri është larguar më makinë, shkruan Reuters.

Pas sulmit organizata terroriste ISIS e ka marr përgjegjësin, ku në reagimin e tyre thuhet se sulmuesi ishte belg, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu janë publikuar edhe fotografi të sulmuesit, sipas policisë, Jusuf El Osri, dyshohet se ka marrë pjesë në të shtënat që u zhvillua në Paris.

Mediat franceze raportuan se ky person është i njohur për shërbimet e sigurisë dhe se Brukseli e kishte lëshuar një dokument para disa ditëve që thoshte se personi në fjalë është “shumë i rrezikshme dhe se është në Francë”.

Personalitete të ndryshme nga bota, por edhe vendore, kanë dënuar sulmin dhe janë solidarizuar me popullin francez.

Sulmi terrorist në ‘Champs-Elysées’, ndodhi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Francës.

Franca ka qenë nën gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2015 dhe ka pësuar një valë të sulmeve terroriste që lanë kanë vrarë më shumë se 230 persona në dy vitet e fundit. /Lajmi.net/

 

telemmglpict000126436189-xlarge_trans_nvbqzqnjv4bqoyzgk0homob-2dbqw8znqzceryvumxgbje7yy4xlle8 telemmglpict000126434423_2-xlarge_trans_nvbqzqnjv4bqr9rrdoohtjohz1h3_dbttorccsz_e-daylypmt7i40q