Kreditë s’po shfrytëzohen për zhvillim ekonomik (Video)
Viteve të fundit pjesa më e madhe e mjeteve buxhetore të shtetit të Kosovës kanë shkuar për investime në infrastrukturën rrugore.
Lajme
Për njohësit e rrethanave ekonomike, kjo mund të mos jetë zgjidhja më e mire për fuqizimin e sektorit privat dhe rritjen e bazës së ndërmarrjeve të reja për çka ka nevojë vendi.
Qeveria e Kosovës, sipas tyre duhet të mendoj mirë se ku do t’i shpenzoj të gjitha mjetet që i merr hua për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kështu ka deklaruar për Tribuna Channel, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.