Krasniqi: Themelet e ushtrisë janë në Prekaz

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar qytetarët për votimin e projektligjeve për ushtrinë.

Lajme

19/10/2018 00:02

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, pas votimit të tre projektligjeve për transformimin e FSK-së përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, themeli i krijimit të ushtrisë së Kosovës është Prekazi.

Krasniqi po ashtu ka shkruar se, askush nuk duhet të lodhet që të kërkoj rrënjët e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Postimi i plotë i Krasniqit pa ndërhyrje:

PREKAZI OSE ATY KU JANË THEMELET E LIRISË , TË PAVARËSISË E TË USHTRISË CLIRIMTARE DHE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË KOSOVËS!

Mos u lodhni që t’i kërkoni themelet e saj aty ku nuk gjenden edhe po t’i kërkosh me qysqi!

URIME KOSOVË USHTRIA JONË!. /Lajmi.net/